Ballina Politika “Gonzato na tha që projekti është anuluar”/ Rama replikon ashpër me gazetaren...

“Gonzato na tha që projekti është anuluar”/ Rama replikon ashpër me gazetaren e huaj: Nuk e di ç’ju ka thënë Ambasadori

106
0

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në kryeministri me gazetarë të vendeve të ndryshme të Bashkimit Europian.

Një prej gazetarëve e pyeti lidhur me protestën kundër ndërtimeve në Zvërnec dhe nëse kjo ka lidhje me integrimin europian, siç u shpreh Komisioni Europian.

Rama u shpreh se diçka të tillë nuk e ka dëgjuar nga Komisioni Europian. Në Shqipëri thotë protestohet si në çdo vend të BE-së.

Gazetari: Kjo protestë në rrugët e Tiranës është diçka që lidhet me integrimin europian? A keni frikë?

Rama: Nuk ka të bëjë fare me integrimin. Tregojmë se jemi një vend si çdo vend i BE.

Gazetari: Sepse Komisioni Europian tha se ndoshta, nëse protestat vazhdojnë..?

Rama: Cili Komision ua thotë këto gjëra? Se nuk i kam dëgjuar. Unë nuk mendoj se ka Komision që nëse thotë se nëse protesta vazhdojnë do të thotë se vendi nuk është europian.