Ballina Aktualitet 10 Qershori 2026 hyn në histori, protesta më e madhe e zhvilluar...

10 Qershori 2026 hyn në histori, protesta më e madhe e zhvilluar ndonjëher në Shqipëri, sheshi si asnjëherë tjetër

322
0

Sot është dita e 11 kur shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Protesta historike ka shënuar një nga tubimet më të mëdha të ditëve të fundit, me qytetarë që kanë mbushur hapësirën nga zona e Ministrisë së Brendshme deri pranë hotelit ‘Rogner Hotel Tirana’.

Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshim të kursit politik në vend, ndërsa në shesh janë dëgjuar thirrje, slogane dhe mesazhe të ndryshme kundër qeverisë.

Qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe klasës politike, ku sheshi ka ushtuar nga thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” dhe braktisjen e klasës politike aktuale.

Gjatë mbrëmjes, bulevardi është mbushur me pankarta, flamuj kombëtarë dhe drita telefonash.