Dorëzohet në Komisariatin e Policisë Sarandë oficeri i policisë Irakli Koçiaj, 4 punonjësit e IMT bashkia Sarandë ende në kërkim.
Oficer i krimeve për zonën e Ksamilit, ishte në kërkim prej 25 majit pas urdhër arrestit të Prokurorisë Sarandë për “shpërdorim detyre”. Koçiaj dyshohet për favorizim të ndërtimeve pa leje në Ksamil.
Deri tani janë arrestuar 8 ish – efektivë të policisë së Sarandës me këtë akuzë. Dy prej tyre, përfshirë Shefin e Komisariatit, ndodhen në burg me afat 30 ditor dhe pritet që për pak ditë t’u rivlerësohet masa e sigurimit, 5 të tjerë ndodhen në “Arrest shtëpie”.
4 punonjësit e IMT Sarandë ende në kërkim







