Analisti Genc Burimi teksa vijoi me analizën e tij mbi atë se çfarë po prodhojnë protestat në Tiranë, pohoi se Rama është duke pritur telefonatë nga kancelaritë europiane.
Ai tha se kancelaritë europiane duhet të reagojnë dhe t’ia thonë hapur Ramës se tashmë ka marrë fund, “it’s over!’.
“Rama është duke pritur një telefonatë nga kancelaritë e huaja, nga Brukseli. Kancelaritë duhet të jenë më direkte, t’i thonë Ramës; It’s over! Këtë e shoh të mundshme që t’i nesër të lësh makinë dhe të ikësh në shtëpi në këmbë. Duhet një protestë më masive.
Edhe për reagimet e prindërve. Varet, protesta duhet të jetë më masive. I ngjajnë protestave në Francë. Ndoshta dhe Botërori do ta ndikojë. Për mua në plan të parë, Rama shpreson te vazhdimi i heshtjes nga perëndimorët. Mediat botërore flasin të gjitha, por kancelaritë asnjë!”, tha ai.







