Mes mijëra qytetarëve që prej 11 ditësh protestojnë në rrugët e Tiranës kundër qeverisë, korrupsionit, shpopullimit dhe klasës politike, kryeministri ka zgjedhur të ndalet te episodi ku një i ri me flamurin LGBT u përball me kundërshtime nga disa pjesëmarrës në tubim.
Përmes një videoje të publikuar në Instagram, Rama shprehu solidaritet me të riun dhe dënoi sjelljen e protestuesve ndaj tij.
“Kjo nuk është Shqipëria në të cilën besojmë. Solidaritet i plotë me djalin e ngacmuar. Asnjë qenie njerëzore nuk duhet të poshtërohet, përjashtohet apo të shënjestrohet për shkak se është ndryshe. Turp për ngacmuesit”, shkruan kryeministri.
Nga gjithë sa po ndodh në protestën që ka hyrë në ditën e saj të 11-të, duket se ky është momenti që i ka tërhequr më shumë vëmendjen kreut të qeverisë.







