Gazetari Lavdrim Lita i ftuar ne nje studio televizive u shpreh se protesta të tilla si këto që po organizohen prej 11 ditësh me radhë në Tiranë, Shqipëria nuk kishte parë.
Sipas tij, të rinjtë në krye të ketyre protestave e ndiejnë veten të përjashtuar, ndaj kërkojnë largimin e partive të vjetra, të cilat sipas tij, përballë këtij presioni duhet domosdoshmërisht të ndryshojnë.
“Gjëja më e bukur në protestë është flamuri kombëtar, flamuri kuqezi. Është një gjë shumë përbashkuese që nuk ndodh në asnjë vend tjetër të Evropës, ku bëhen protesta politike nga studentët dhe ambientalistët.
Shqiptarët dalin me flamurin kombëtar, që do të thotë se e duan këtë vend dhe janë kundër atyre që e kanë ndarë Shqipërinë sipas qejfit.
Shumë nga këta të rinj nuk ia dalin deri në fund të muajit, marrin nga 1 mln apo 2 mln lekë rroge dhe prape nuk ia dalin dhe janë të përjashtuar nga suksesi.
Janë kundër sistemit që kanë ngritur dy partitë e mëdha, Edi Rama dhe Sali Berisha, dhe kërkojnë largimin e tyre, madje iu tregojnë edhe burgun.
Ndihen të përjashtuar, nuk e gjejnë veten këtu. Politika nuk i lë dhe këta duan ndryshim të sistemit. Protesta të tilla me kaq intensitet, Shqipëria nuk ka parë.
Partitë politike janë të dënuara të ndryshojnë.”







