Ballina Kronika Policia në aksion/ Sekuestrohen 3 makina luksoze, nisin hetimet pasurore

Policia në aksion/ Sekuestrohen 3 makina luksoze, nisin hetimet pasurore

48
0

Policia e Vlorës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që dyshohet se janë përfituar me të ardhura të paligjshme. Si rezultat i verifikimeve, janë sekuestruar tre automjete luksoze të prodhimit të viteve të fundit, ndërsa ka nisur edhe hetimi pasuror ndaj pronarëve të tyre.

Sipas Policisë, kontrollet janë kryer në zbatim të Planit të Masave të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, ku strukturat për Hetimin e Krimeve kanë ushtruar verifikime ndaj automjeteve me vlerë të lartë.

Nga verifikimet rezultoi se tre automjetet nuk justifikoheshin me të ardhurat e njohura dhe të ligjshme të poseduesve ose drejtuesve të tyre. Pas veprimeve procedurale dhe deklarimeve të marra, automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa tre shtetasit u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Ndërkohë, ka nisur hetimi pasuror për të verifikuar burimin e pasurisë dhe mënyrën e përfitimit të saj. Policia e Vlorës bën me dije se kontrollet dhe verifikimet ndaj automjeteve luksoze do të vijojnë, me fokus evidentimin e pasurive me burim kriminal dhe goditjen e pastrimit të produkteve të veprimtarive kriminale.