Ballina Sport Zlatan Ibrahimoviç shpërthen ashpër kundër Kylian Mbappes

Zlatan Ibrahimoviç shpërthen ashpër kundër Kylian Mbappes

51
0

Zlatan Ibrahimoviç ka lëshuar një deklaratë të fortë dhe ironike ndaj Kylian Mbappe, pas pretendimit të sulmuesit francez se askush nuk ka pasur një sezon më të mirë se ai. Në një intervistë të fundit, suedezi nuk i ka kursyer kritikat për yllin e Real Madrid.

“Lexova Mbappe. Ai thotë se asnjë lojtar nuk pati një sezon më të mirë se ai. Unë qesh. Ai ka egon e Ronaldos dhe futbollin e një lojtari mesatar. Ronaldo fliste sepse gazetat ishin plot, ky flet sepse gazetat janë bosh”, u shpreh Zlatan.

Suedezi theksoi dështimet e Real Madridit dhe kombëtares franceze gjatë atij sezoni, duke përmendur se madrilenët nuk fituan asgjë dhe Franca u rendit e katërta, ndërkohë që Mbappe flet si mbret.

Zlatan vuri në dukje duelet direkte me Lamine Yamal, i cili e mposhti Mbappe katër herë në pesë ndeshje kur gjithçka ishte në lojë.

Ibrahimoviç përmbylli ironinë e tij duke renditur sukseset e të tjerëve: “Yamal fitoi Kupën e Botës, Dembele ka Ligën e Kampionëve, Kane ka kampionatin. Mbappe ka deklarata. Është mirë ta lavdërosh veten, por mbështete veten në vepra.