Ballina Politika Si e përdhosi Zegjineja e Ramës universitetin e Tiranës me një postim

Si e përdhosi Zegjineja e Ramës universitetin e Tiranës me një postim

92
0

Deputetja e Belinda Ballukut dhe Edi Ramës është përfshirë emocionalisht shumë në përplasje me blogeret dhe influenceret e rrjeteve për shkak të protestës që po organizohet kundër shefave të saj.

Në një përplasje me influenceren Dea Mishel, e cila e ka ironizuar Zegjinenë duke e quajtur analfabete funksionale, kjo e fundit, për të treguar se nuk është e padijshme, ka publikuar listën e notave si studente në Universitetin e Tiranës, dega e juridikut.

Në vend që të vërë vetulla, ka nxjerrë sytë Zegjineja e Ramës dhe Ballukut në këtë rast, pasi pa dashje ka nxjerrë zbuluar kalbjen e sistemit arsimor në vend, ose në mos qoftë kjo, ne kemi të bëjmë me një gjenie politike në Shqipëri dhe po e neglizhojmë padashje.

Për lexuesin që ka parë listën e notave të Zegjinesë, po ngremë disa pyetje faktike dhe secili mund të jetë në gjendje vetë të kuptojë se kemi të bëjmë me kalbje të sistemit arsimor apo me një gjenie politike.

Lista e notave të Zegjinesë është plot me dhjeta, përveç një 9-të, dhe ajo tregon se studentja i ka marrë këto nota në vitin akademik 2021–2022.

Deri këtu nuk ka asgjë anormale, por për ata që nuk e dinë, jo për ata që e dinë.

Në mars të vitit 2021, Zegjine Çaushi ishte e punësuar “specialiste e rendit publik”, police bashkie në Roskovec. Masteri shkencor në UT fillon së paku rreth orës 14 të drekës. Atëherë pyetja është: Si ia ka dalë Zegjineja të vijë nga Roskoveci, kur ka mbaruar punën në orën 16:00, të vijë në Tiranë, të marrë dhjetën dhe të kthehet në Roskovec prapë për të shkuar në punë?

Përveç kohës fizike: po me para si ia ka dalë Zegjineja, sepse paga e saj në bashki ka qenë diku te 39.500 lekë të reja?

Përveç kësaj: viti 2021 ka qenë vit zgjedhor dhe Zegjineja ka qenë gjithë kohën në fushatë për Belindën në Roskovec, nga ku duket se ka spikatur, që erdhi më pas edhe përzgjedhja për deputete. Po dhjetat si i mori Zegjineja duke punuar police bashkiake, duke bërë fushatë për Belindën?

Është pak e zorshme të besohet se Zegjineja është një gjenie, më logjikja në gjithë këtë mori faktesh është se Universiteti i Tiranës për të përzgjedhurit e Rilindjes si Zegjineja është treguar xhymerte me notat dhe kjo jo vetëm tregon kalbëzimin e sistemit, por është një fyerje e paparë që Zegjineja i përplas shqiptarëve, vajzave që studiojnë vërtet dhe nuk merren me Belindën, një copë letër plot me dhjeta, pa llogaritur që ajo është edhe deputete e Kuvendit të Republikës./Syri