Ballina Kronika Mbytja e 15-vjeçarit në pishinë në Gjirokastër, arrestohet pronari i kompleksit, Ermal...

Mbytja e 15-vjeçarit në pishinë në Gjirokastër, arrestohet pronari i kompleksit, Ermal Koko

57
0

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga pronarin e kompleksit me pishina “Glow”, Ermal Koko, pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën një 15-vjeçar. Arrestimi është kryer në kuadër të hetimeve për rrethanat e vdekjes së të miturit në ambientet e pishinës.

Sipas burimeve hetimore, Koko akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, ndërsa Prokuroria po verifikon nëse subjekti kishte plotësuar kushtet e sigurisë dhe masat e nevojshme për ndërhyrje në raste emergjente.

Ermal Koko është bashkëshorti i nënkryetares së Bashkisë Gjirokastër, Artiste Koko. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht përgjegjësitë lidhur me ngjarjen e rëndë