Ballina Kronika Humb jetën 14-vjeçari në Maliq, vuante nga epilepsia

Humb jetën 14-vjeçari në Maliq, vuante nga epilepsia

83
0

Ndërron jetë në banesë një 14 vjeçar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 14-vjeçari vuante nga epilepsia ndërsa ka pasur edhe probleme nga zemra që në lindje.

Ka qenë nëna e tij që ka kërkuar ndihmën mjekësore por kur bluzat e bardha kanë shkuar në banesë, e kanë gjetur të miturin të pajetë. Policia po ashtu ndodhet në vendngjarje për të bërë veprimet proceduriale mbi rastin.

I mituri jetonte me nënën e tij dhe me njerkun, pasi nëna ka qenë e divorcuar nga bashkëshorti.