Ballina Kronika Kultivoi 143 bimë kanabisi në Vilës të Vaut të Dejës, arrestohet 50-vjeçari

Kultivoi 143 bimë kanabisi në Vilës të Vaut të Dejës, arrestohet 50-vjeçari

48
0

Një 50-vjeçar është ka përfunduar në prangat e policisë në Vaun e Dejës, pasi dyshohet se ka kultivuar 143 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa në fshatin Vilës.

Policia bëri të ditur se arrestimi u krye në kuadër të operacionit “Territor i Pastër”, që synon goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Njoftimi i policisë:

Vau Dejës/Vijon operacioni i koduar “Territor i Pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Vihet në pranga një shtetas, pasi dyshohet se ka kultivuar 143 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Vilës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau Dejës, si rezultat i kontrolleve intensive në terren, dhe i informacioneve të siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit të koduar “Territor i Pastër”, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve, goditën një rast të kësaj veprimtarie kriminale ku arrestuan në flagrancë shtetasin

M. D., 50 vjeç, e banues në Shkodër.

Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas, ka kultivuar 143 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Vilës.

Bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.