Ballina Aktualitet “Po na vidhni pronat”/ Projekti TID, banorët e prekur protestojnë para Bashkisë...

“Po na vidhni pronat”/ Projekti TID, banorët e prekur protestojnë para Bashkisë së Durrësit, Sako pjesë e vjedhjes

177
0

Banorët që kundërshtojnë projektin TID në Durrës u mblodhën edhe këtë të premte para Bashkisë së qytetit bregdetar, duke vijuar një protestë që tashmë është kthyer në traditë sa herë që zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak.

Me pankarta në duar dhe thirrje kundër projektit, protestuesit kërkuan anulimin e tij dhe shfuqizimin e të gjitha vendimeve që lidhen me zbatimin e tij. Sipas tyre, projekti cenon pronat e banorëve dhe duhet të ndalet.

Në qendër të kritikave të tyre ishin kryebashkiakja Emiriana Sako, kryeministri Edi Rama, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja Mirela Kumbaro.

“Sot është mbledhja e Këshillit Bashkiak Durrës. Ne që kemi ardhur këtu, kërkojmë shfuqizimin, atë që keni bërë me dorën tuaj duhet ta shfuqizoni. Projekti që ka firmosur Belinda Balluku, Edi Rama dhe Ermirjana Sako duhet shfuqizuar. Po na vidhni pronat tona. Jeni bërë pronarë të Durrësit. Me ccfarë të drejte hiqni njerëzit nga shtëpitë për të bërë lulishte? Ky është plan hajduti. Bashkia nuk ka më fuqi t’i thojë ‘jo’ Edi Ramës” tha një prej folëseve në protestë .

Edhe pse në rendin e ditës të mbledhjes së Këshillit Bashkiak nuk kishte asnjë çështje që lidhej me projektin TID, protestuesit vijuan thirrjet e tyre gjatë gjithë kohës që zhvillohej mbledhja.

Disa thirrjeve të tyre ngjanin me ato të protestave të zhvilluara në Tiranë, ku kërkohej edhe dorëheqja e kryeministrit Rama. Në shënjestër të protestuesve ishte edhe kryebashkiakja Sako.

Protesta u zhvillua pa incidente dhe mbeti në kuadrin e një tubimi qytetar.