Mbahet sot në Tiranë protesta e 13 ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Edhe në këtë tubim të radhës pritet që dhjetëra mijë qytetarë të mbushin sheshet dhe rrugët e kryeqytetit. Sloganet kryesore të kësaj proteste madhështore janë: Jep dorëheqjen. Rama dhe Berisha në burg, nuk keni shpëtim!
Ashtu si edhe në protestat e mëparshme, grumbullimi do të nisë në sheshin “Skënderbej” dhe më pas do të marshohet drejt Kryeministrisë.
Prej 12 ditësh qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Pjesëmarrja në protesta gjatë të gjithë këtyre ditëve ka qenë masive, me sheshin e mbushur plot me qytetarë







