Ballina Kronika SPAK godet trafikun e drogës e të pastrimit të parave, në pranga...

SPAK godet trafikun e drogës e të pastrimit të parave, në pranga biznesmeni Orest Sota! Në kërkim Artur Shehu e Ilir Shtufi

94
0

SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po zhvillon një operacion për goditjen e një grupi kriminal të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike e pastrim të parave në shuma të mëdha, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Mediat raportojne se janë lëshuar 20 masa sigurie ndërsa deri më tani në pranga ka rënë Orest Sota, ndërsa masë sigurie ‘arrest me burg’ është lëshuar dhe për biznesmenët Artur Shehu e Ilir Shtufi, të cilët ndodhen jashtë vendit, të dyshuar se kanë pastruar paratë e një grupi trafikantësh droge.

Artur Shehu është një nga pronarët e tokës në Zvërnec, ku është planifikuar ndërtimi i një resorti luksoz.