Ballina Sport Mbappe premton një model të ri festimi në Kupën e Botës

Mbappe premton një model të ri festimi në Kupën e Botës

70
0

Nëse shënon në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës kundër Senegalit (të martën, 16 qershor, në orën 21:00), Kylian Mbappe mund t’i surprizojë të gjithë me një festë të re, duke simuluar, pasi të ketë kryqëzuar krahët si zakonisht, të luajë në flaut, instrumentin që prindërit e tij ia rekomanduan kur ishte fëmijë.

Kjo është ajo që ylli francez i premtoi prezantuesit James Corden në një episod të regjistruar disa javë më parë.

Në një fragment të transmetuar në orët e fundit nga Fox Sports, në veçanti, gjatë bisedës ‘Carpool Karaoke’, Corden i kaloi një flaut Mbappé-së, duke i kërkuar të luante disa nota. “Humba gjithçka”, bëri shaka sulmuesi, i vetëdijshëm se notat e para nuk ishin perfekte. Më vonë, tingulli u përmirësua dhe Corden sugjeroi festimin e ri.

“Do ta bëj unë për ty”, i tha francezi, tani mbetet të shihet nëse do ta mbajë premtimin e tij.