Ballina Sport Zvicra surprizohet nga Katari, shpërdoron pafund dhe ndëshkohet në çastet e fundit...

Zvicra surprizohet nga Katari, shpërdoron pafund dhe ndëshkohet në çastet e fundit të ndeshjes

63
0

Zvicra befasohet nga Katari në Santa Clara, duke u ndalur në barazim me shifrat 1-1 në një ndeshje që e dominoi nga fillimi deri në fund, por u surprizua në çastet e finale.

Pavarësisht volumit të krijuar, skuadra e Granit Xhakës nuk arriti të shënonte më shumë, herë për gabimet e saja, e herë e dënuar nga fati.

Që në minutat e para Zvicra arriti të tregojë forcën kundrejt një kundërshtari modest dhe presingu e aksionet e krijuara u shpërblyen në të 17-ën.

Freuler pëson një faull nga ana e portierit dhe rrëzohet në zonë, me arbitrin, që nuk heziton të akordojë penallti për helvetët.

E merr përsipër Embolo, i cili nuk gabon dhe tund rrjetën e Katarit. Edhe pas golit Zvicra nuk e ndali ritmin, duke përmbyllur një pjesë të parë me shumë raste të krijuara.

Në fraksionin e dytë Zvicra e vazhdoi dominimin, por duke parë dobësitë e kundërshtarit, më së shumti u përpoq të ruajë avantazhin për të shpenzuar sa më pak energji.

Kjo mënyrë loje rezultoi e gabuar sepse në çastet e fundit Katari arriti të shënojë dhe të marrë pikën e parë në një Kampionat Botëror. Zvicra nga ana tjetër merr një goditje, por kualifikimi është i gjithi në lojë.