Ballina Kulturë Harta e rrallë e Arbërisë – Gjergj Kastrioti (Skënderbeu)

Harta e rrallë e Arbërisë – Gjergj Kastrioti (Skënderbeu)

70
0

Nga Gjon Keka 

Gjatë hulumtimeve të mia e gjeta edhe këtë hartë të rrallë(H.h.Atlas, P.G.D.,1886) ku në brendësi të saj figuron edhe emri i Gjergj Kastriotit si dhe krahas saj në përshkrimin aty tregon për mbretërimin e Gjergj Kastriotit apo udhëheqjen e shtetit të tij të Abrërit deri në vdekje.

Siç dihet mirë, Perandoria otomane e konsideronte Arbërinë pjesë të Perandorisë së saj. Sa herë që kishte ndonjë tendencë se po rrezikohej Perandoria, ajo i merrte si „mashë“ bashibozukët, jeniçerët dhe renegatët shqiptar që ishin kthyer në ideologjinë islamike dhe më nuk e konsideronin veten shqiptar por sipas sulltanëve të Perandorisë ata ishin osmanli d.m.th., humbje e identitetit, gjuhës, kujtesës së djepit të tyre, e atdheut të tyre që i lindi dhe i rriti, por që u kthyen kundër vetë atdheut dhe vëllezërëve të tyre që nuk donin t’i nënshtroheshin Perandorisë Otomane. Ndarja më pas në „vilajete“, e në „milet“ treguan qartë se kjo Perandori i kishte trojet arbërore si rezereva të apetiteve të saj që nëse cenohen themelet e Perandorisë t’i fuste në tregti trojet iliro-arbërore. Ndërsa vezirët, renegatët e tradhëtarët shqiptarë që ishin bërë „osmanli“ e të kthyer në shërbëtor të kësaj Perandorie gjakatare jo vetëm se i persekutonin shqiptarët e krishterë që nuk donin të ndërronin besimin e tyre as me shpat e as me pozita apo ndonjë ofertë nga sulltani dhe shërbëtorët e tij, sepse ata e dinin se vendi ku ata lindën ishte vend i tyre autokton, i paraardhësve të tyre iliro arbëror,pra i etërëve të tyre ,pastaj i besimit që ata kishin dhe kështu nuk donin për asnjë çmim t’i braktisnin ato, kështu që ata që nuk donin të nënshtroheshin ose u masakruan dhe iu morën pronat, ose u dëbuan nga to, thjeshta ata u privuan nga të gjitha pasuritë e tyre të trashëguara brez pas brezi nga paraardhësit e tyre, ndërsa ata që pranuan kushtet e sulltanit ndërruan besimin dhe u bënë shërbëtor të tij dhe disa nga ta paguanin haraç e ngarkesa tjera taksash të pantyrshme për sulltanin dhe Perandorinë edhe pse ishin në pronat e tyre, në trojet e tyre e të paraardhësve të tyre.

P.sh.,në kohën kur Komisioni i Rregullimit të Kufijve të kësaj Perandorië që kishte nën sundim po kryente misionin e saj të ndarjes në rajonet ku kishte shqiptar, banorët deklaronin me këmbëngulje se ishin dhe kishin ndërmend të mbeteshin shqiptar e jo osmanli e as jashtë kufijëve të tyre të natyrshëm. Por, përgjigja e sulltanit dhe Perandorisë otomane ishte kjo: ajo vetëm se i kishte dhënë disa nga trojet tona vendeve tjera sipas marrëveshjeve të saj , ndëra në anën tjetër kishte nisur sekuestrimin e të gjitha tokave shqiptare dhe nuk ishte e gatshme t’ua linte ato shqiptarëve që ishin në fakt toka të tyre, dhe se, për këtë arsye, pronarët e këtyre tokave, për të ruajtur zotërimin, do të duhej të deklaroheshin dhe të vepronin ose si osmanli e nënshtetas të Perandorisë otomane, prandaj shumica nuk hezituan të deklaronin se megjithatë nuk ishin të gatshëm të hiqnin dorë as nga tokat e tyre as nga identiteti i tyre si arbëror e as nga emri Arbëri që i kishte lënë me krenari Gjergj Kastrioti.

Duhet ditur bazuar në dokumente historike se pas vdekjes fizike të Engjëllit mbrojtës të Arbërisë dhe Europës Gjergj Kastriotit(Skënderbeut) sulltan Mehmeti II., i pushtoi egërisisht trojet tona iliro-arbërore dhe pas saj i urdhëroi ushtarët e tij, agjentët që kishte dhe renegatët që ta gjenin trupin e Gjergj Kastriotit(Skëndeerbeut), sepse ende nuk besonte se kishte vdekur pasi shpesh ishte kthyer nga trojet e Kastriotit i zhgënjyer dhe me humbje të mëdha. Pasi e kishin gjetë me ndihmën e disa renegatëve e tradhëtarëve të cilët ishin bërë „masha të sulltanit“, ai kishte urdhëruar ta nxirrnin trupin e kryetrimit arbëror që ta shihte me sytë e tij se kishte vdekur, por para syve të tyre thuhet se sapo kishin parë trupin e tij ,ishte shfaqur madhështia e këtij engjëlli mbrojtës, e këtij heroi të madh të Arbërisë dhe Europës ,e këtij terrori për otomanët,tradhëtarët, renegatët dhe ballabanët e Perëndorisë, Jo rastësisht thuhet se ushtarët duke e ditur se sa forcë të madhe i kishte dhënë Zoti këtij arbërori të madh, kishin ra në gjunjë dhe kishin marrë pjesë nga trupi i tij si „Hajmali“për t’i mbrojtur nga çdo rrezik në beteja të ndryshme.

Sot, kur po shkruaj këto rreshta në mesin e trojeve tona, të popullit tonë ka dal në pah një pjesë e fjetur e mbetjeve otomane që në sipërfaqe thonin se janë shqiptar ,por në brendësi e gjak dolën të jenë nga fara që la pushtuesi otoman, po këta që sot thonë: „Perandoria otomane i shpëtoj dhe se i kanë vëllezër turqit“, pikërisht këta deri dje flisnin, hanin pinin në një tryezë me shqiptarët e vërtetë që e ruajtën Besën dhe Testamentin e Gjergj Kastriotit, por pasi u çliruan me ndihmën e botës së civilizuar e të krishterë ShBA, NATO dhe vendeve mike europine, ata sot e kanë shpërfaq apo nxjerr maskën e tyre të Ballabanizmit, Haxhiqamilizimit, Renegatizmit dhe mbetjeve që jo vetëm se për çdo ditë njollosen figurat kombëtare dhe shqiptarët atdhetar që duan një komb e shtet ashtu si e deshti Gjergj Kastrioti, arbëror dhe europian, por ata sulmojnë ,njollosin e mohojnë traditën,,kulturën burimore dhe çdo gjë të krishterë arbërore europiane dhe kanë shkuar aq larg për nga mosmirënjohja, injoranca e çmenduria sa edhe flasin keq kundër ShBA, Izraelit dhe vendeve mike europiane që na ndihmuan të fitojmë lirinë dhe të bëhemi shtet.

Nisur nga gjithë kjo ,sot si kur më parë është tepër urgjente që nga mesi i popullit tonë të dal një figurë që e ka në gjak lirinë e vërtetë, Gjergj Kastriotin si frymëzim të trimërisë,urtsësisë dhe njohjes së rrënjëve të lashta iliro-arbërore, pastaj Nënë Terezën si simbol të humanizmit, Anton Çettën si simbol të pajtimit, Ibrahim Rugovën si simbol të durimit dhe vizionit të qartë europian,Ukshin Hotin si simbol të filozofit dhe mendimtarit të madh të kombit,etj dhe kështu t’i bashkojë këto simbole në një person dhe me ndihmën e Zotit lartë, bijëve besnik të Gjergj Kastriotit,të Dardano-Abërisë dhe miqëve amerikan e europian ta shpëtojmë atdheun e dashur Kosovën, kombin tonë që të mos bie në gropën e Ballabanit dhe të Haxhiqamilit, por që të bëhet pjesë e familjes së natyrshme europiane aty ku e ka vendin që nga zanafilla e tij, pra rrënjët e tij të vërteta kombëtare europiane.