Ballina Editorial Koha e tyre mbaroi

Koha e tyre mbaroi

54
0

Nga Erl Kodra 

Për të kuptuar se çfarë po ndodhë në Shqipëri, duhet parë struktura e shoqërisë që kemi ndërtuar këto 36 vjet. Gjatë këtyre dekadave shoqëria shqiptare ka ndryshuar në të gjithë parametrat strukturor; ekonomik, social dhe kulturor, por nuk ka ndryshuar në dimensionin politik. Prandaj protesta është shpërthimi më i natyrshëm që ndodhë në rastet kur një shoqëri krijon këtë lloj zhbalancimi mes realitetit social-kultoror dhe realitetit politik.

Historia politike e Shqipërisë përgjithsisht është një histori e shëmtuar, me shumë pak koherencë sociale dhe kulturore, dhe me mungesë totale të koherencës ekonomike. Në vitin 1990 shoqëria u përpoq të vendoste njëlloj koherence politike, që ndikoi për mirë në shoqëri. Por kjo lloj koherence u braktis shpejt në vitin e mbrapsht 1997, çka çoi në një destabilizim të shtetit me element të qartë të një konflikti civil. Ngjarjet e Kosovës ndikuan për mirë në ruajtjen e kohezionit socio-kulturor të shoqërisë, që vazhdoi edhe në dekadën e parë të shekullit të ri.

Në vitet 2010 Shqipëria hyri në dekadën e tretë të rendit demokratik, ndërsa gjenerata viteve 90 kishte hyrë në dekadën e fundit të jetës aktive sociale, ekonomike dhe kulturore. Por ndërkohë, gjenerata e viteve 2000 po hynte në një realitet krejtësisht të ri të komunikimit publik: realiteti i rrjeteve sociale dhe internetit global.

Por ndërkohë, struktura politike në Shqipëri vazhdon të jetë e ngrirë në vitin 1990. Partia Socialiste vazhdon e ngrirë nën Edi Ramën, ndërsa Partia Demokratike e ngrirë nën Sali Berishën. Të dy vazhdojnë të mbrojnë interesat e tyre politike – që në fakt janë 100 % interesat e tyre ekonomiko dhe kriminale.

Shqipëria jeton në një realitet global fizik, ekonomik, politik, social dhe kulturor. Politikisht shqiptarët e njohin fare mirë politikën në Francë, Gjermani, Itali, Belgjikë, Angli, SHBA etj. Gjenerata e viteve 2000 janë në kulmin e energjive krijuese, ndërsa realiteti politik, ekonomik dhe social në të cilin jetojnë u ofron si alternativë Sali Berishën dhe Edi Ramën. Se çfarë mund t’i lidhë interesat e një 20 vjeçari me interesat e Edi Ramës dhe Sali Berishës askush nuk e di. Sepse interesat e Edit janë interesat e Belinda Ballukut, Ilir Beqjas, Arben Ahmetajt, Ilir Shtufit, Erion Veliajt dhe një liste të gjatë hajdutësh.

Se çfarë mund të lidhë interesat e një vajze 20 vjeçe me interesat e Sali Berishës, Tritan Shehut dhe Edi Palokës askush nuk e di. Se ku mund të gjenden pika takimi mes interesave prej hajduti që përpiqet të fshehë gjurmët e krimit të Edi Ramës me interesat e atyre që kërkojnë mundësi për të ardhmen dhe jetën e tyre, askush nuk e di.

Ka edhe një dimension tjetër – që u shpërfaq si një grusht surratit kur gazetarja Sidorela Gjoni ia veshi turinjëve Edi Ramës: tallja dhe batutat e tij janë bërë një stonaturë e padurueshme. Dhe një 20 vjeçar nuk mund të durojë një 60 vjeçar që bën si palaço. Çdokush ka kohën e tij – dhe koha e tyre mbaroi.