Ballina Sport Ndeshja e tretë në histori, Gjermania “abonohet” me goleadat në Botëror! Undav...

Ndeshja e tretë në histori, Gjermania “abonohet” me goleadat në Botëror! Undav bëhet lojtari i dytë që nga viti 1966 që…

70
0

Gjermania vazhdon të shkruajë histori në Kupën e Botës, duke mposhtur Kuraçaon me rezultatin spektakolar 7-1.

Kjo ishte hera e tretë këtë shekull që gjermanët shënojnë të paktën shtatë gola në një ndeshje të Botërorit, pas fitoreve 8-0 ndaj Arabisë Saudite në vitin 2002 dhe 7-1 ndaj Brazilit në vitin 2014.

Protagonist absolut ishte Deniz Undav, i cili hyri si zëvendësues dhe realizoi një gol, ndërsa dhuroi edhe dy asistime.

Sipas statistikave, ai bëhet vetëm lojtari i dytë që nga viti 1966 që arrin këtë sukses si zëvendësues në një ndeshje të Kupës së Botës. I pari që e kishte bërë këtë ishte Hames Rodriguez në vitin 2014. Performanca e Undav konfirmon forcën dhe thellësinë e skuadrës gjermane në rrugëtimin e saj drejt suksesit.

Takimi i luajtur në Houston nisi mjaft mirë për të besuarit e Nagelsmann, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 6’ me Nmechan.

“Panzerat” u shtangën për disa minuta, pasi Comenencia riktheu baraspeshën në të 21’.

Gjithsesi, “Panzerat” nuk u demoralizuan, pasi Schlotterbeck riktheu sërish avantazhin me anë të një gjuajtje me kokë, ndërsa në fundin e pjesës së parë, Havertz shënoi me anë të një 11-metërshi.

Pjesa e dytë nisi ashtu siç mbaroi e para, pasi në të 47’ Musiala gjeti rrjetën.

Gjithçka u kthye në favorin e “Panzerave”, pasi në harkun kohor të 20 minutave (68’-78’-88’) shënuan me Brown, Undav dhe Havertz sërish.

Me këtë fitore, Gjermania merr vendin e parë në Grupin E me tre pikë, ndërsa Kurasao mund të gëzohet pasi në ndeshjen debutuese, arriti t’i shënonte një gol 4-herë kampionëve të Botës, pavarësisht rezultatit.