E ardhmja mund të presë. Ata që duan të dinë nëse Luka Modric do të luajë edhe një vit me Milanin apo do t’i thotë lamtumirë futbollit, do të duhet të presin edhe pak. Ylli i fubollit kroat në një intervistë për kanalet zyrtare të Federatës Kroate ku foli për shumë tema, sidomos për kërrierën e tij, por pa bërë zbulime të rëndësishme.
‘Jam i përqendruar ekskluzivisht te turneu sepse dua të ndihmoj skuadrën në mënyrën më të mirë të mundshme’-shpjegoi kapiteni i Kroacisë që do të kapë shifrën rekord të 200 ndeshjeve me kombëtaren gjatë Botërorit(tani është në 198). Numrat personale nuk i interesojnë dhe as nuk do që kjo aventurë amerikane të shndërrohet në vallëzimin e tij të fundit me Kroacinë. Për Modric kanë rëndësi vetëm rezultatet që do të arrihen
Kroacia vjen në këtë kupë botë pas vendit të dytë në Rusi 2018 dhe vendit të tretë në Katar 2022 dhe tani kërkon të shkojë akoma më lart
‘Forca më e madhe e Kroacisë në edicionet e Kupës së Botës ka qenë uniteti dhe kështu duhet të jetë edhe këtë radhë-tha Modric-nuk jemi këtu thjesht për të marrë pjesë, për të qenë figurantë. Kur grupi është kompakt, mund të konkurrojmë me çdokënd. Ne lojtarët më ekspertë duhet të ndihmojmë më të rinjtë, t’i ndihmojmë të rriten dhe t’u transmetojmë eksperiencë, kualitet dhe karakter. Të rinjtë duhet të ndihen të lirë që të shfaqin cilësitë e tyre dhe ne duhet t’i mbështesim. Po bëhet një ndryshim brezash, por duam të vazhdojmë të fitojmë dhe të bëjmë mirë siç kemi bërë në dy Botërorët e fundit’.
Kroacinë e pret një ndeshje shumë e vështirë me të cilën do të nisë botërorin, pikërisht ajo ndaj Anglisë të cilën vetë Modric e konsideron si favorite.
‘Anglia është favoritja e grupit-tha Modric-ne i respektojmë të gjithë, por nuk kemi frikë nga askush. Tani na takon ne ta tregojmë në fushë. Duam që të bëjmë të gjithë kroatët të ndihen krenarë’.







