Ballina Aktualitet ‘Mbi 50 mijë procedime në 2025’, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raporton...

‘Mbi 50 mijë procedime në 2025’, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raporton në Komisionin e Ligjeve: 76% janë krime

71
0

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela po raporton në Komisionin e Ligjeve mbi veprimtarinë e Prokurorisë për vitin 2025. Sipas të dhënave të paraqitura, gjatë vitit të kaluar prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm trajtuan mbi 66 mijë materiale në shqyrtim, 8.55% më shumë krahasuar me vitin 2024.

“U ndoqën gjithsej mbi 50 mijë procedime që përbën një rritje prej 5.35% në krahasim me 24. Mbi 27 mijë prej tyre janë procedime penale të regjistruara, 8.5% krahasim me 2024. Pati dhe mbi 22 mijë procedime të mbartura, dhe 184 janë procedime të rifilluara.

Numrin më të madh të procedimeve e ka pasur prokuroria e Tiranes me 36.62% ndjekur nga Durrësi me 9.5%, Korça, Shkodra dhe Fieri me 7% dhe më pak procedime rezultojnë Kukësi dhe Dibra me rreth 2% të totalit. Sa i përket koeficientit të kriminalitetit lidhur me procedimet e regjistruara për 100,000 banorë , në 2025 ky koeficient ishte 1145 ndërsa në 2024 ishte 1037. Raporti mes krimeve dhe kundërvajtjeve kriminale rezulton se 76% janë krime dhe 24% i përkasin kundërvajtjeve.

Veprat penale me numrin më të lartë të procedimeve, janë ato kundër rendit dhe sigurisë publike me 33% rritur 13% krahasuar me 2024. Vjedhja e pasurisë përbën 21% të numnrit të procedimeve të regjistrimeve me ulje 2%, veprat penale kundër familjes përbëjnë 7% me rritje prej 2%. Veprat penale që cënojnë regjimin juridik të tokës janë 8% dhe kanë pësuar një rritje prej 51 përqind. Veprat penale kundër shkatërrimit të pronës përbëjnë 3% ato kundër shëndetit 3%” tha ai”