Një ngjarje e pazakontë është shënuar këtë të hënë në ambientet e GJKKO, gjatë seancës paraprake ndaj Petrit Çakrajt dhe vëllezërve Aleksandër, Kristi e Fatjon Bushgjokaj, të akuzuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra.
Burime bëjnë me dije se gjatë seancës, vëllezërit Bushgjokaj kanë dhunuar Petrit Çakrajn, me dyshimet se ky i fundit i ka spiunuar dhe ka shpifur për ta.
Sherri ka nisur pasi seanca kishte filluar dhe vëllezërit Bushgjokaj kanë qëlluar me grushte dhe kanë përplasur për muri Petrit Hoxhën alias Çakraj. Po ashtu, janë dëmtuar edhe tre efektivë të Togës së Shoqërimit të Burgjeve, për shkak të përplasjes fizike.
Aktualisht, Gjykata e Posaçme ka ndërprerë procesin. Po kryhen këqyrjet e kamerave të sigurisë dhe po përgatitet referimi pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë.







