Ballina Sport Nisje katastrofike e Botërorit për Spanjën, vetëm barazim ndaj Kepit të Gjelbër

Nisje katastrofike e Botërorit për Spanjën, vetëm barazim ndaj Kepit të Gjelbër

58
0

Spanja zhgënjen në nisjen e Botërorit, teksa barazoi pa gola ndaj Kepit të Gjelbër. Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me skuadrën e De La Fuente që u hodh menjëherë në sulm për gjetjen e golit. Në fundin e fraksionit, Ferran Torres gaboi rëndë në një rast flagrant, duke gjetur vetëm shtyllën.

Në pjesën e dytë, Spanja shto presionin, bëri disa ndërrime, por pa rezultat. Kepi i Gjelbër provoi me kundërsulme dhe vendosi disa herë në vështirësi kampionët e Europës. Nisje katastrofike për Spanjën në këtë Botërori, ndërsa te Kepi i Gjelbër e festojnë si një fitore.