Ballina Ekonomia Shqiptarët po paguajnë nëpërmjet telefonit – BSH: Vetëm në 4 muaj janë...

Shqiptarët po paguajnë nëpërmjet telefonit – BSH: Vetëm në 4 muaj janë realizuar mbi 4.2 milionë pagesa

72
0

Shqiptarët po përdorin gjithmonë e më tepër pagesat me anë të bankave. Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë rezulton se vetëm në 4 muajt e parë janë realizuar 4.2 milionë pagesa nëpërmjet kompjuterit  apo telefonit.

Ndërkohë që vlera rezulton se është  958.6 milionë euro. Kjo tregon se Shqiptarët kanë evituar tashmë sportelet dhe po përdorin në masë  “Home banking”e cila i referohet   kryerjes së transaksioneve nga shtëpia përmes aplikacioneve të bankave.

Sipas bankës së Shqipërisë  rezulton se aplikacionet janë  përdorur për të kryer transferta parash, paguar taksat, faturat e energjisë elektrike, ujit, të telefonit, gjobat e policisë, pagesat e kartës së kreditit dhe të tjera, pa qenë nevoja e paraqitjes në degët fizike .

Ndikim kryesor në në rritjen e përdorimit të “home banking”, vlerësohet të ketë zhvillimi i infrastrukturës, si edhe përhapja e mundësive për të aksesuar internetin nëpërmjet aplikacioneve të vetë bankave të aksesueshme nëpërmjet telefonave celularë

Po ashtu sipas Bankës së Shqipërisë për 3-mujorin e parë 2026 individët dhe bizneset kanë kryer mbi 16 milionë pagesa në rrugë bankare, në rritje me 22% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në numër veprimesh, peshën kryesore në veprimet bankare të shqiptarëve vazhdojnë ta zënë pagesat me karta, me rreth 68% të totalit.

Pagesat nëpërmjet bankës janë një tregues i rëndësishëm për formalizimin e ekonomisë në vend dhe uljen e përdorimit të Cash.