Ballina Sport Vozinha, heroi 40-vjeçar që mahniti botën ndaj Spanjës

Vozinha, heroi 40-vjeçar që mahniti botën ndaj Spanjës

62
0

Portieri i Kepit të Gjelbër, Vozinha, u bë një nga emrat më të përfolur të Kupës së Botës 2026 pas paraqitjes së jashtëzakonshme në barazimin pa gola ndaj Spanjës. Me disa pritje spektakolare, veterani 40-vjeçar i mohoi kampionët e Evropës dhe i siguroi vendit të tij pikën e parë historike në një Kampionat Botëror.

Emri i tij i vërtetë është Josimar Jose Evora Dias, ndërsa nofkën “Vozinha” e mori që në fëmijëri. Ai luan aktualisht për klubin portugez Chaves dhe ka një karrierë të gjatë që përfshin ekipe në Portugali, Qipro, Moldavi dhe Angola.

I lindur më 3 qershor 1986, Vozinha është një nga figurat më të rëndësishme në historinë e futbollit të Kepit të Gjelbër. Ai ka qenë pjesë e katër edicioneve të Kupës së Kombeve të Afrikës dhe luajti rol kyç në kualifikimin historik të vendit për Kampionatin Botërorin 2026.

Në sfidën ndaj Spanjës, portieri veteran ishte i pakalueshëm. Ai ndali përpjekjet e Ferran Torres, Mikel Oyarzabal, Aymeric Laporte dhe Marc Cucurella, duke u shndërruar në heroin e mbrëmjes.

Fal pritjeve, ai u konfirmua “Lojtar i Ndeshjes” nga FIFA dhe platforma SofaScore, me notë 9.7.

Performanca e tij bëri që shumë tifozë në rrjetet sociale ta krahasonin me Manuel Neuerin dhe portierë të tjerë që kanë bërë histori.

Pas përfundimit të ndeshjes, emocionet e pushtuan Vozinhën. Ai shpërtheu në lot, teksa festonte pikën e parë historike të Kepit të Gjelbër në Kupën e Botës, një moment që do të mbetet përgjithmonë në historinë e futbollit të këtij vendi afrikan.