Ballina Aktualitet Kanabis në formë karameleje, Hita letër ministres Kumbaro: Informoni stafin mësimdhënës dhe...

Kanabis në formë karameleje, Hita letër ministres Kumbaro: Informoni stafin mësimdhënës dhe nxënësit për rrezikun!

63
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita i ka dërguar një letër Ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro lidhur me një rast që ka alarmuar autoritetet, ajo e shpërndarjes së lëndëvë narkotike në formë xheli dhe karamelesh.

Në letër theksohet se se ngjashmëria e lëndës narkotike me karamelet e bën të vështirë identifikimin vizual si dhe rrit ndjeshëm rrezikun e konsumimit nga të miturit.

Ndër të tjera Hita shton se përqendrimi i lartë i THC-së në këto produkte mund të shkaktojë pasoja serioze për shëndetin, duke përfshirë efekte toksike akute, çrregullime neurologjike dhe reaksione të rënda psikoaktive, sidomos tek fëmijët dhe grupet më të ndjeshme.

Policia e Shtetit më tej në letër i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit që të informojë stafet pedagogjike, nxënësit dhe prindërit mbi rrezikun që paraqesin këto produkte në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimi në institucionet arsimore.