Ballina Kronika U arrestua në Borsh/ GJKKO lë në fuqi masën e arrestit me...

U arrestua në Borsh/ GJKKO lë në fuqi masën e arrestit me burg për Moisi Habilajn

65
0

Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Moisi Habilajn, i cili u arrestua nga policia në bregdetin e Borshit më 13 qershor.

Habilaj ka zgjedhur të mos japë deklarime para gjyqtares Elsa Ulliri, ndërsa kjo e fundit vendosi të lërë në fuqi vendimin e mëparshëm të ish-Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Ndaj tij, më 26 dhjetor 2018, Gjykata e Krimeve të Rënda kishte caktuar masën “arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Më 23 janar të këtij viti, Gjykata e Posaçme e ka shpallur fajtor Moisi Habilajn dhe e ka dënuar me 10 vite burgim.

Habilaj, i kërkuar prej vitesh nga autoritetet, është dënuar edhe në Itali me mbi 12 vite burg për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të armatosur me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Sipas hetimeve, Moisi Habilaj ka drejtuar një grup kriminal që merrej me trafik droge mes Shqipërisë dhe Italisë.