Ballina Politika “Vërsulesh me gjuhë gangsteri”/ Udhëtimet luksoze të Ramës, Berisha: Nëse ta mban,...

“Vërsulesh me gjuhë gangsteri”/ Udhëtimet luksoze të Ramës, Berisha: Nëse ta mban, lejo ngritjen e komisionit hetimor

80
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se se per dy vite kryeministri Edi Rama ka bërë 140 udhëtime që i kanë kushtuar vendit 23 milionë euro. Gjatë një konference per mediat, Berisha u shpreh se nëse kryeministri është i ‘pastër’, duhet të lejoj ngritjen e komisionit hetimor, i cili do bëj transparencën e plotë.

Lideri demokrat shtoi se Rama akuzohet se gjatë atyre udhëtimeve ka transportuar para. Në fund, ai tha se krijimi i komisionit do mundësonte transparencën e plotë para shqiptarëve.

Sali Berisha:

Së dyti, sot ai me një gjuhë ordineri prej gangsteri, reagon ndaj protestës dhe lidhur me udhëtimin e tij në Zvicër. Ai zotohet dhe stërzotohet se ai dhe bashkëshortja e tij nuk kanë udhëtuar për qëllime private me paratë e shtetit. Unë i them se ti je një mashtrues jo dy metra i gjatë, por dy kilometra i gjatë.

Dhe në qoftë se ta mban, hajde lejo të krijojmë komisionin të analizojmë 140 udhëtime me Ismailin në dispozicion, sa kenë qenë zyrtare dhe sa kanë qenë private dhe familjare. Po ti nuk ke turp dhe ti çdo fjali do nxjerrësh një mashtrim. Urdhëro në ta mban, pse nuk lejove komisionin hetimor parlamentar për 140 udhëtimet tuaja në dy vite që i kushtuan vendit 23 milionë euro.

Dhe tani betohesh nga atje se unë nuk kam udhëtuar kurrë me paratë e shtetit me udhëtime private. Na nxirr pak faturat 200 apo 300 mijë euro që ke paguar Ismailin ti nga xhepi yt në 140 udhëtime. Ndërkohë në dy vite, presidenti i SHBA ka udhëtuar 73 herë, jo Donald Trump, por ata në katërvjeçar. Na thuaj pak, është lehtë të përdorësh shprehje gangsteri dhe kujton se me atë bëhesh më i besueshëm. Po hajde të vërtetojmë se cila është e vërteta.

Se me ato udhëtime, ti akuzohesh se ke transportuar para, ka të tjerë që thonë drogë, nuk e them dot, nuk i kam faktet, po për para po, të sfidoj, urdhëro të krijojmë komisionin që nesër po deshe. Dhe tani vërsulesh me gjuhë gangsteri se unë i tillë dhe i atillë nuk kam udhëtuar ndonjëherë… po avionin me çfarë parash e ke paguar ti?

Në një kohë kur kancelari i Austrisë në udhëtime zyrtare, udhëtonte më përpara, tani nuk e di, udhëtonte me linjë tregtare. Po, Austria është një vend shumë e shumë herë më i pasur dhe me të ardhura më të lartat. Ndaj dhe i kërkoj urgjent të lejojë komisionin. Krijimi i komisionit do mundësonte transparencën e plotë para shqiptarëve.