Ballina Politika Zhupa takim me delegacionin e Senatit francez: Të shqetësuar për ndërtimet në...

Zhupa takim me delegacionin e Senatit francez: Të shqetësuar për ndërtimet në zonat e mbrojtura, duhet të zbatohen kriteret europiane

59
0

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, zhvilloi një takim me delegacionin e Komisionit të Jashtëm të Senatit francez, të kryesuar nga Jean-François Rapin.

Gjatë këtij takimi, Zhupa ngriti shqetësimin për ndërtimet në zonat e mbrojtura dhe prezantoi kundërshtimin e saj ndaj Ligjit 21/2024, duke i informuar senatorët francezë edhe për nismën e depozituar për shfuqizimin e tij.

Sipas saj bashkëbiseduesit ndanë eksperiencën franceze në mbrojtjen e bregdetit dhe hapësirave natyrore, ndërsa diskutimet u fokusuan edhe te mundësitë për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Francës në këtë fushë.

Statusi i plotë i Ina Zhupës:

Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me delegacionin e Komisionit të Jashtëm të Senatit francez, të kryesuar nga z.Jean-François Rapin të shoqëruar nga Ambasadorja e Francës në Shqipëri znj. Catherine Suard, ku diskutuam për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.

Senatorët e nderuar ndanë shqetësimin e tyre për ndërtimet në zonat e mbrojtura në Shqipëri dhe sollën shembuj nga përvoja franceze në mbrojtjen e bregdetit dhe të hapësirave natyrore, përfshirë politikat e konsoliduara për ruajtjen e vijës bregdetare dhe institucionet e krijuara për këtë qëllim gjatë reformave të ndërmarra në Francë.