Ballina Aktualitet Dita e 18-të e qëndresës/ Nuk ndalet vrulli i revoltës, qytetarët mbushin...

Dita e 18-të e qëndresës/ Nuk ndalet vrulli i revoltës, qytetarët mbushin bulevardin nën thirrjet “Rama jep dorëheqjen!”

19
0

Ka nisur pasditen e sotme dita e 18-të radhazi e protestës masive në kryeqytet, ku qytetarët vazhdojnë të kërkojnë me ngulm dhe pa asnjë zmbrapsje dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë kabinetit të tij qeveritar.

Pasi janë grumbulluar fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur një marshim drejt Kryeministrisë. Brenda pak minutash, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur sërish plot e përplot me qytetarë të revoltuar.

Atmosfera në bulevard mbetet tejet e ndezur, ndërsa koret e protestuesve që thërrasin njëzëri “Rama ik!” dhe “Rama jep dorëheqjen!” po ushtojnë përgjatë gjithë bulevardit dhe përpara institucioneve kryesore.

Pjesëmarrësit shprehen të vendosur se kjo valë protestash nuk do të ndalet deri në përmbushjen zyrtare të kërkesave të tyre.