Ballina Sport “Dopietë” e Haaland, Norvegjia shkëlqen në Botëror, “çmonton” Irakun

“Dopietë” e Haaland, Norvegjia shkëlqen në Botëror, “çmonton” Irakun

73
0

Norvegjia, e udhëhequr nga një super Erling Haaland, i bën një nisje prefekt këtij Botërori, me vikingët që triumfuan me “poker” golash përballë Irak. “Bomberi” i Man.City realizoi një “dopietë” golash.

Haaland ishte protagonisti i pjesës së parë me dy gola, duke bërë të pavlefshëm barazimin e përkohshëm të Husein, teksa përfitoi edhe nga një gabim i pabesueshëm i portierit të skuadrës së Lindjes së Mesme.

Iraku tentoi disa herë t’i afrohej barazimit, por në pjesën e dytë Norvegjia mbylli gjithçka fillimisht me golin e Ostigard, e më pas falë një autogoli të Husein që vulosi suksesin 4-1. Kjo ishte fitorja më e thellë në historinë e Norvegjisë në fazën finale të një Botërori dhe një ogur i mirë për ecurinë e mëtejshme të “vikingëve”.