Një paraqitje spektakolare nga Lionel Mesi ka ndihmuar Argjentinën që të niste me këmbën e mbarë Botërorin 2026 duke mundur me rezultatin 3-0 Algjerinë në ndeshjen e saj të parë të turneut.
“Pleshti” ka lënë pas të gjitha dyshimet rreth formës së tij, duke treguar se është përsëri vendimtar për “Albiceleste” dhe mund të bëjë diferencën përsëri. Ai ia doli që të mposhte me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës Luka Zidan në pjesën e parë ndërsa shfaqja personale vazhdoi në fraksionin dytë të lojës.
Fillimisht Mesi u tregua i aftë të ndiqte aksionin dhe të shtynte në rrjetë topin pasi Zidan nuk e kishte grushtuar siç duhet, ndërsa më vonë me një tjetër gjuajtje perfekte në kufijtë e zonës vulosi rezultatin përfundimtar 3-0.





