Ballina Kulturë Beshir Cala, poezi me sendërtim metaforash jetësore dhe moderne

Beshir Cala, poezi me sendërtim metaforash jetësore dhe moderne

84
0

Nga EMYY KROSI/Poete, shkrimtare, kritike letrare

Çdo ditë në kafenë e mëngjezit lexoj libra. Të gjithëfarëllojshme jo vetëm letërsi. Por, më shumë letërsi. Këto ditë të nxehta me temperaturë të lartë, ku jo vetëm nxehtësia e ajrit por dhe e kohës, më zhyti në librin poetik (postmortun) “Guri i shkulur” nga Beshir Cala, të redaktuar dhe sugjeruar nga Halil Rama.

Lexoje, – më tha. Ka poezi njëstrofëshe me sendërtim metaforash jetësore dhe moderne. Pranova dhe e lexova. Vargjet: ashku i burrërisë;/ Pleqëria që më erdhi,/ Një dorë kockash hedhur në greminë (2026: 19), përmes vetëdijes së moshës por dhe një metafore sa reale por dhe cinike kur jeta “zbaton” ligjin e natyrës, në ciklin jetësor të saj sipas teorisë së moduseve të cikleve të natyrës nga Fraj, njeriu ka ciklet e jetësore: femininë /djalërinë /burrërinë/ pjekurinë/pleqërinë. 

Librin ndahet në tre kapituj: “Poezi të zgjedhura”, “Poezi njëstrofëshe” dhe “Refleksione në vargje”.

– PJESA I:  “Poezi të zgjedhura”, janë poezi nga natyra/kujtime dhe rrëfime për veten dhe rininë e tij. Kujtime që lexuesit e brezit të tretë gjejnë veten. Poezia “Ditët e mia” është një përshkrim përtej vetëvetes. Shpeshherë përmes vetes së parë “Unë” shtrohet dilema e një kohe ku fjala kushtonte shumë. Por përemri “Unë” si përemër vetor, autori nënkuton “Ne”/”Ju”/”Ata”, pra gjithë armata jo vetëm e ushtarakëve por dhe moshatarëve të tij, që kokëulur dhe të heshtur kishin pranuar fatin e pragimit të lirisë të (pa)lirisë së tyre në vargjet: dhe liria u tkurr,/ po ngrin kallkan;/ Jeta copë e çikë s’do ketë më të ngrohtë,/ Unë jam fundi i botës dhe vdekja jam unë (2026: 62), por autori nuk flet për lirinë si theb i qenies së njeriut, por për lirinë fizike të njeriut në moshë dhe plot “zili” për kohën rinore, përmes fjalëkyçeve: lis /rrap /atdheu /guri /dushk/ shkëmb /rini /kujtimet /bukëvala /shok /rini /djalëri /burrëri /kujtime etj. Vargjet: gjithë jetën s’u ngula në një vend,/ Mbeta rrugëve si një gur i shkulur/ Erërat e fortunat e rrahin lisin e vetëm /Dhe rrënjët ia zbardhin për ta rrëzuar (2026: 39) nga poezi “Guri i shkulur”, nga ka marrë emrin libri, pasi autori ishte ushtarak dhe ishte gjithëherët një “gur i shkulur” ngaqë ishte në shërbim të atdheut.

– PJESA II “Poezi njëstrofëshe, strofat njëvargëshe, kanë një ngarkesë të madhe  metaforiale.  Përmes mallit, për atdhun/prindërit/vendlindjen/shokët/ herë e trishton herë e përmallon për të ruajtuar:

  1. a) ndjenjat e gjalla përmes kujtimeve rinore,
  2. b) përpjekje për të ruajtur dashurinë njerëzore  nga rrënimi i të keqes,
  3. c) reflektimi në bashkohësi, ku realiteti dhe surrealiteti “krqyqëzojnë” njeriun,
  4. d) ekzistenca e njeriut në udhëkryq në një shoqëri totalisht vetmitare. Vargjet: ankthi më bëri zap trup e shpirt/ Dhe frymë marr si i mbyturi në lumë,/ Kushedi si ndjehen burrat xhelozë/ Që gratë i kanë të bukura shumë (2026: 79) nga poezia “Ankthi” , poeti rrëfen një ves shoqëror siç është xhelozia, ku çiftet konflitohen ose ndihen në siklet apo ankth. Poezitë: “Nata blu”, “Largoje hijen”, “Mall”, “Flirti”, etj/, duken poezi me një peshë të madhe mendimi filozofik por të ndërtuar me strukturë vargore ab/ab ose aa/bb apo dhe vargje të përziera. Vargjet: atje ku e vrava rininë e heshtur/ S’më ka shkelur këmba qëkur,/ Shokët, kujtimet aty kanë mbetur,/ Në rrugicat e ngushta, mbuluar me gurë (2026: 86), nga poezia “Mall”, ku poeti nuk e cfilit veten në mbishtresën e njeriut social, por njeriut që reflekton për veten/kohën/njeriun/jetën. Duke përrokur kujtimet në strofat njërvargëshe apo të vargut hajk, ndjen dhe përgjegjësinë e pamundësisë për të ndryshuar sistemin e një shoqërie që por shkërmoqet.

– PJESA III, “Reflesione në vargje”; poezia;  “Bukuria e shitur”  ka një temë sa aktuale aq dhe të vjetër. Prostuticioni dhe shitja e trupit për para ose skllavëria moderne, që ekoziston akoma në vendet e treta.  Poezitë; “Mejhane”, “Avazi i korbave”, “Bukuria e shitur”, “Shpirti i trazuar”, janë poezi ku realitetit klithmon aq fort nga çdo padrejtësi ndaj njeriut. Poezia ka një larmëri stilistiko-poetike, trope  metaforike dhe fjalëformimet si: atëherë/ përjetë/paritur/ ndërmend/përkëdhel/ pakrasitura/buzëplasur/ mirëmëngjes/ lamtumirë/mesnatë/ parritur/ ndriçoftë/ këmishëgrisur/ tiktak/ tokmak/këmbëngulja/përgjigja/ paralele/pranverën/ zemërbardhë/përjetshëm/përcillte/ këmbëkryq/përskuqur/ dymbëdhjetë/përkujdesje/ shtojzavalle/ erëmirë/barkthara/ kukuvajkës/shumëngjyrësh/ bukëvala/ divanhane/ frymëmarrjen/ përgjumur/ nesërmbrëma/hallakatur/ pafund / triologji/ trumpamdh/përbalt/ kukafshehtas /përgjumur/ trashëgimtari/shpërpushej/përmalluar /përbaltur/shatërvani/ njëstrofëshe/lulekuqe/mespërmes/ përjetësi/pulëbardhat/ pafundësi/përbalti /përndezur / pranvera /sylarusha/ përmalluar/ përlyer/ përpoqa/përpiqem/tërhiqem/papushim.

Fjalë me ngarkesë morfologjike: xhamin e plagosur nga plumbi/ Si zhele e grisur e një xhakete të vjetër/ Ndjeva arratisjen e shpirtit/ Hëna e bardhë u ngrit të bëhej nuse/ frymëmarrjen e qytetit të përgjumur/ /lidhur e këputur me thinja rinia ime/ mbi shpatullat e dimrit këmbët vuri pranvera/ sonte nata ishte qorruar… / me gjethet mbi supe…/ kolovitet muza në varkën e mendimit/ malet po zbrazin barqet e tyre/ përndezur nga pranvera, sylarusha/ në copëra netësh të grisura.

Sëfundmi: janë kujtimet nga bashkëkohësit e tij ushtarakë por dhe miq. Duke lexuar ato vargje të thjeshta  secili prej nesh ka një copë jetë/ kujtim/ dhimbje/ rrëfim që sendërton pazullin e të përditshmes tonë, ku brezi i tretë kanë mbetur të vetmuar. Një mesazh për atë kategori njerëzish: ne do bëhemi si ata, ata kurrë më si ne, ndaj duhet të jemi socialë, humanë dhe empatikë duke u dhënë sa më shumë dashuri dhe përkujdesje./bulevardnews