Ballina Aktualitet “Rama n’burg, Berisha n’burg”, protestuesit përplasen verbalisht me mbështetës të PD-së pranë...

“Rama n’burg, Berisha n’burg”, protestuesit përplasen verbalisht me mbështetës të PD-së pranë selisë blu

66
0

Protesta jopartiake ka hyrë sot në ditën e saj të 19-të në Tiranë, me qytetarët që marshuan nga sheshi “Skënderbej” drejt Kuvendit dhe më pas pranë selisë së Partisë Demokratike.

Gjatë marshimit, protestuesit kanë përsëritur thirrjen “Rama n’burg, Berisha n’burg”, një slogan që prej ditësh është bërë pjesë qendrore e tubimeve dhe që shënjestron njëkohësisht kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Situata u tensionua pranë selisë së PD-së, ku anëtarë dhe mbështetës të kësaj partie iu kundërpërgjigjën protestuesve. Për disa minuta pati shkëmbime verbale mes palëve, ndërsa protestuesit vijuan thirrjet kundër dy liderëve kryesorë politikë në vend.

Protesta e sotme u zhvillua paralelisht me seancën plenare në Kuvend, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Rama, ndërsa opozita mungoi në sallë pas tensioneve të mëparshme.