Ballina Aktualitet Protesta hyn në ditën e 19-të, mijëra qytetarë pritet të zbresin sërish...

Protesta hyn në ditën e 19-të, mijëra qytetarë pritet të zbresin sërish në tubim kundër qeverisë

80
0

Për të 19-tën ditë radhazi, mijëra qytetarë pritet të zbresin në sheshe dhe rrugë për të protestuar kundër qeverisë dhe klasës politike shqiptare në tërësi.

Në fokusin kryesor të kërkesave të protestuesve mbetet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama, si dhe largimi i kabinetit qeveritar. Megjithatë, kritikat nuk kufizohen vetëm te mazhoranca, pasi gjatë tubimeve të fundit janë shprehur edhe qëndrime kundër opozitës tradicionale. Slogani “Opozita jemi ne” është shndërruar në një nga mesazhet më të theksuara të protestës, duke reflektuar pakënaqësinë ndaj partive ekzistuese dhe kërkesën për një përfaqësim të ri qytetar.

Organizatorët kanë njoftuar se protesta do të nisë në orën 19:00, një orar i përshtatur për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit.

Edhe protesta e një dite më parë u karakterizua nga pjesëmarrje e konsiderueshme, ku mijëra qytetarë mbushën sheshin përpara Kryeministrisë dhe marshuan në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar serinë e tubimeve të përditshme kundër qeverisë dhe establishmentit politik.