E larguar tashmë nga grupi parlamentar socialist, Koçeku publikoi në Facebook një foto ajrore të kompleksit të vilave në Palasë, investim i biznesmenit Samir Mane, të shoqëruar me komentin: “N’rast se s’punon PS-ja, si e njeh cila asht shpia jote: janë tana njisoj.”
Me një fjali të vetme, deputetja shkodrane ironizoi uniformitetin e vilave, duke dëshmuar se, përtej përplasjeve politike, ka zhvilluar edhe një sens të mprehtë për estetikën. Dhe duhet pranuar se në këtë pikë i ngjan jo pak Edi Ramës. Ashtu si kryeministri, i cili prej vitesh ka bërë nga komentet mbi arkitekturën dhe pamjen urbane pjesë të identitetit të tij politik, edhe Koçeku duket se ka zbuluar kënaqësinë e goditjes estetike.







