Ballina Kronika Tragjike! Aksident me vdekje në aksin rrugor Fier-Lushnjë, motori humb kontrollin, vdes...

Tragjike! Aksident me vdekje në aksin rrugor Fier-Lushnjë, motori humb kontrollin, vdes i riu

94
0

Aksident me vdekje në aksin rrugor Fier-Lushnjë. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:10.

Shtetasi Armando Selmanllari, 34 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë i riu humbi jetën në vendngjarje.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi A. S., 34 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, 34-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.