Ballina Politika Enver Bytyçi: Edi Rama i ka ditët e numëruara në politikë

Enver Bytyçi: Edi Rama i ka ditët e numëruara në politikë

94
0

Profesori Enver Bytyçi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, duke deklaruar se kryeministri Edi Rama po përballet me presione serioze dhe se ditët e tij në pushtet janë të numëruara.

Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Bytyçi tha se paraqitja e fundit e Ramës tregonte shenja pasigurie dhe shqetësimi, duke lënë të kuptohet se mund të ketë paralajmërime ose presione për t’u tërhequr nga detyra.

“Sot padishehu me veladon të zi ishte i nxirë edhe vetë! Fliste përçart. I rrotullohej gjuha te dorëheqja. Më shkruajnë e më pyesin, thoshte!

Ajo që nuk duket ka të bëjë me faktin se Rama di më shumë. Dikush nga ata që kanë pushtet mbi të duhet ta ketë lajmëruar, paralajmëruar ose kërcënuar, nëse nuk tërhiqet! Pra, nëse nuk jep dorëheqjen!

Sidoqoftë sot kuptova se Edi Rama i ka ditët e numëruara. Duhet thjesht të negociojë burgun! Po ose jo, kjo varet nga mënyra se si tërhiqet!”, tha Bytyçi.