Ballina Aktualitet “Duan të njollosin protestën, por nuk e bëjnë dot”/ Protestuesi dënon incidentin...

“Duan të njollosin protestën, por nuk e bëjnë dot”/ Protestuesi dënon incidentin te ambasada e Izraelit: Nuk kanë…

75
0

Një protestues i moshuar ka komentuar edhe incidentin e ndodhur një ditë më parë, ku u gris flamuri në ambasadën e Izraelit.

Ai e ka dënuar ashpër këtë veprim, duke u shprehur se një akt i tillë nuk përfaqëson popullin shqiptar dhe traditën e tij historike të mikpritjes dhe mbrojtjes ndaj hebrenjve.

Sipas tij, personat që kryen këtë akt kanë pasur si qëllim të vetëm dëmtimin e imazhit të lëvizjes qytetare.

“Në lidhje me incidentin te ambasada izraelite, ata që kanë grisur flamurin izraelit nuk janë shqiptarë. Ne jemi populli më i vjetër në Europë, jemi humanë, i kemi mbajtur izraelitët në Luftën e Dytë Botërore.

Nuk kanë lidhje me ne ata që kanë bërë atë akt terrorist. Janë të shitur ata që e kanë bërë,” deklaroi protestuesi.

Në mbyllje, ai theksoi se këto përpjekje për të komprometuar kauzën e protestuesve do të dështojnë përballë vendosmërisë së qytetarëve.

“Duan të njollosin protestuesit, por nuk e bëjnë dot, ta harrojnë këtë!” përfundoi ai.