Gazetari i News24, Osman Stafa denoncon provokimet që i janë bërë nga 2 persona pas fjalimit që ai mbajti në protestën e qytetarëve. Sipas kolegut me të cilin Stafa ndodhej në momentin e ngjarjes, një çift bashkëshortësh e kanë fyer për shkak të detyrës.
Ngjarja ndodhi teksa protestuesit po marshonin drejt Qytetit Studenti dhe gazetari së bashku me kolegun e tij ka qenë në qendër të Tiranës.
Persona të tjerë kanë ndërhyrë për të shmangur përplasjen dhe kanë njoftuar policinë e cila shoqëroi një burrë dhe një grua, ndërsa gazetari po bën denoncimin në komisariatin nr.3.







