Ballina Politika Gjermania për protestat në Tiranë: E drejtë e qytetarëve, por çështje e...

Gjermania për protestat në Tiranë: E drejtë e qytetarëve, por çështje e brendshme e Shqipërisë

57
0

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Martin Giese, është pyetur në një dalje publike lidhur me protestat e vazhdueshme që po zhvillohen në Tiranë dhe që prej javësh kërkojnë ndryshime politike në vend.

I pyetur nëse qeveria gjermane është në kontakt me protestuesit, nëse Berlini është në dijeni të kërkesave të tyre dhe çfarë pret nga qeveria e kryeministrit Edi Rama në raport me këto zhvillime, Giese u përgjigj shkurt. Ai theksoi se protesta është një e drejtë e qytetarëve, por nënvizoi se situata në Shqipëri përbën një çështje të brendshme politike të vendit.