Ballina Politika “Shumë shpejt, Rama do detyrohet të japë dorëheqjen”/ Protestat, Muçi: Është në...

“Shumë shpejt, Rama do detyrohet të japë dorëheqjen”/ Protestat, Muçi: Është në presion të madh edhe nga ndërkombëtarët

78
0

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi i ftuar ne nje interviste televizive komentoi mbi ecurinë e protestave që po zhvillohen prej ditësh në Tiranë, kundër investimit në Zvërnec. Muçi gjatë fjalës së tij shprehu bindjen se kryeministri Edi Rama do detyrohej nga protestat e vazhdueshme që të jepte dorëheqjen.

Sipas tij, kryeministri Rama është sot në një presion të madh ndërkombëtar. Deputeti Muçi tha se tashmë mediat ndërkombëtare nuk flasin vetëm për flamingot dhe Zvërnecin, por edhe për problemet që prekin shqiptarët, që kanë të bëjnë me sistemin 35-vjeçar.

“Mua më duket që Rama gjithë këto ditë të protestës ka qenë i paaftë që të japë një përgjigje politike serioze për atë që po ndodh. Kështu që kemi lloj e soj armiqsh të mundshëm… Ramës, për shumë shqiptarë i ka ardhur fundi.

Është një fabul që Rama ka qenë i paaftë për t’i dhënë një përgjigje politike. Kam bindjen që shumë shpejtë Rama do detyrohet të japë dorëheqjen dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Edi Rama është në një presion më të madh se çdo herë tjetër sot, edhe nga vetë ndërkombëtarët.

Po ta keni vënë re, ndryshimi në retorikën e mediave ndërkombëtare në pasqyrimin e situatës, tashmë nuk flasin vetëm për flamingot dhe Ivanka Trump, por për problemet për të cilat protestojnë realisht shqiptarët, që kanë të bëjnë me sistemin 35-vjeçar.

Nga ana tjetër, është thirrur në interpelancë ministri i Financave të Holandës, për të dhënë llogari për kompanitë guaska që janë në Holandë dhe për aksionerët anonimë shqiptarë që janë aty dhe që janë të lidhur me trafikun e drogës.

Çështja ka marrë përmasa ndërkombëtare, përtej Zvërnecit, por e lidhur drejtpërdrejtë me qeverisjen e Ramës dhe imazhin e tij. Prandaj po them që ai çdo ditë e më tepër është në një situatë të vështirë.

Sa i përket listës së gjatë të gjërave që duhet të ndryshojnë në Shqipëri, ka një kërkesë thelbësore parësore që është e panegociueshme, që është dorëheqja e Ramës. Kur Rama të jap dorëheqjen, bëhet e mundur hapja e lojës”, tha mes të tjerash Muçi.