“As Gadafi nuk i ka lejuar vetes gjuhën që përdori Rama në ‘Financial Times’ kundër shqiptarëve”, kështu tha kreu demokrat gjatë një konference shtypi. Sharjet e tij ishin shokuese edhe për gazetaren dhe audiencën e pranishme” tha kreu i PD.
Berisha: Së dyti, përsëri përshëndes dhjetëra mijëra qytetarë, të cilët në kushte të jashtëzakonshme të një vape të paparë, mbushën përsëri dje rrugët dhe bulevardet e Tiranës gjer në orët e para të mëngjesit, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të narkodiktatorit.
U bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, i madh dhe i vogël, t’i bashkohen kësaj proteste në çdo kohë dhe në çdo rast.
Kësaj proteste madhështore që mbjell shpresë në çdo zemër shqiptare.
I bëj thirrje diasporës të mbetet si gjer sot, e angazhuar në këtë mision të madh të shpëtimit të Shqipërisë nga një regjim që në shumë aspekte e ka dëmtuar në ekzistencën e vet kombin shqiptar më shumë se çdo regjim tjetër para tij.
Dënoj me forcën më të madhe sharjet e pakualifikueshme që Edi Rama u bën shqiptarëve në mediat më të mëdha ndërkombëtare.
U garantoj se as Gadafi, as Sadami, as Maduro nuk i kanë lejuar vetes gjuhën që Edi Rama ka përdorur në Financial Times ndaj shqiptarëve.
Ky ka dëshmuar urrejtjen e pakufishme që ka ndaj qytetarëve shqiptarë.
Sharja e tij ishte shokuese për gazetaren dhe audiencën e pranishme.
Edi Rama nuk sillet si padrino, shumë më keq se padrino i Shqipërisë.
Edi Rama konsideron Shqipërinë një sulltanat të kohërave të shkuara, në të cilin vetë ai bën sulltanin, gjykatësin, policin dhe çdo funksion tjetër.
Edi Rama duhet të largohet një minutë e më parë.
Edhe prapa diellit të shkojë, shkon si një hajdut i pashoq i kombit të tij.
Shkon si njeriu që ndërtoi në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë.
Shkoi si një tradhtari i një kombi që bëri gjithçka, kreu gjenocid të kalkuluar ndaj tij për t’i përzënë shqiptarët nga Shqipëria, një armik i egër i shqiptarëve në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo në botë.







