Ballina Aktualitet ‘Prej jush po bie protesta! Kush je ti që na drejton?’ Qytetarja...

‘Prej jush po bie protesta! Kush je ti që na drejton?’ Qytetarja i kërkon llogari Arben Kolës

90
0

Një zë ndryshe mes protestuesve të grumbulluar në sheshin ‘Skënderbej.’ Ndërsa pritej të niste marshimi drejt kryeministrisë dhe aktivisti Arben Kola po u drejtohej me megafon të pranishmëve, një protestuese me një fëmijë në krahë i tha se nevojitej revoltë.

Ajo kritikoi sjelljen e organizatorëve të protestës ndaj emigrantëve dhe i akuzoi si shkak që po zhbëjnë protestën çdo ditë. Më tej, i tha se njerëzit duan të ikin drejt parlamentit (gjë që të pranishmit e brohoritën) dhe jo kryeministrisë, por organizatorët i pengojnë.

Protestuesja: Duhet revoltë o vëlla! A ke revoltë? Apo vetëm megafonin në dorë?

Arben Kola: Po mos të kisha revoltë, s’do të kisha dalë këtu në shesh!

Protestuesja: S’është revoltë kjo, me paqe!

Arben Kola: Si është revolta?

Protestuesja: Unë i dal përballë atij! Unë jam e para që vij! Erdhën emigrantët dhe i përzutë!

Arben Kola: Kush i përzunë?

Protestuesja: I përzutë ju, s’i latë të flisnin! U bë rrëmujë aty! Po bie protesta çdo ditë prej jush! Ne duam të ikim te parlamenti tani, pse na drejtoni te kryeministria! Kush je ti që më drejton mua?

Arben Kola: Ik, e lirë je!

Protestuesja: Ju të ndaloni, thoni mos!

Një qytetare: Bravo, ke shumë të drejtë! Edhe unë u habita, gjithë ajo autokolonë!

Protestuesja: Unë dua ta rris fëmijën këtu! Unë dua ta rris në Shqipëri! S’dua protagonizëm, jam njeri i thjeshtë! Dua drejtësi për jetën time, për fëmijën tim!

Në mes të kësaj situate Arben Kola nis marshimin, ndërsa vajza e pyet: “Pse ikën o zotëri, pse nuk dëgjon?” Marshimi vijon, ndërsa ai bën thirrjet “bashkohuni me ne” e “Shqipëri e re.”