Ballina Aktualitet Protestuesit njoftojnë rikthimin e diasporës më 4 korrik

Protestuesit njoftojnë rikthimin e diasporës më 4 korrik

65
0

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve kundër qeverisë vijoi edhe sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 24-t të saj. Gjatë tubimit para Kryeministrisë, një prej protestuesve bëri të ditur se më 4 korrik diaspora shqiptare pritet t’i bashkohet sërish protestës në mbështetje të kërkesave të artikuluara nga lëvizja qytetare.

Sipas njoftimit të bërë në shesh, pas mesazheve të shumta të ardhura nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, është vendosur që më 4 korrik ata të rikthehen në Tiranë për të mbështetur protestën dhe realizimin e kërkesave të saj.

“Më 4 korrik e gjithë diaspora do të jetë këtu”, u shpreh protestuesi para të pranishmëve.

Kujtojmë se edhe më 20 qershor, shqiptarë të ardhur nga diaspora morën pjesë në protestën e mbajtur në kryeqytet, ndërsa data 4 korrik është shpallur tashmë si momenti i dytë i mobilizimit të tyre.

Pas fjalimeve, protesta vijoi me marshimin e zakonshëm në rrugët e Tiranës, ndërsa qytetarët përsëritën thirrjet për dorëheqjen e qeverisë dhe realizimin e kërkesave të shpallura nga lëvizja.