Ballina Sport Trajneri Deschamps lë grumbullimin e Francës, zbulohet arsyeja

Trajneri Deschamps lë grumbullimin e Francës, zbulohet arsyeja

70
0

Didier Deschamps do të mungojë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të kombëtares franceze kundër Norvegjisë të premten, pasi do të kthehet në Francë pasi mësoi se nëna e tij kishte ndërruar jetë të martën në mëngjes.

Federata Franceze e Futbollit publikoi një deklaratë, duke konfirmuar se Deschamps do të largohet nga grumbullimi i ekipit në Kupën e Botës dhe do të zëvendësohet përkohësisht nga ndihmëstrajneri Guy Stephan. Franca mposhti Irakun me rezultatin 3-0 të martën, duke vazhduar ecurinë e saj perfekte në këtë kompeticion.