Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish ditën e sotme Dritan Goxhajn, ish-luftëtar i UÇK-së, pasi një ditë më parë ai shpalosi kërkesat e protestuesve që prej tre javësh kërkojnë largimin e tij nga qeveria.
Ai publikoi një dokument, që sipas tij ia kishin dërguar, ku pretendohej se Goxhaj kishte refuzuar që të luftonte për çlirimin e Kosovës, ndërsa e akuzonte si “një manipulator gjysëm taleban e gjysëm mitoman”.
Mirëpo, në një dokument të publikuar së fundmi vërteton se Goxhaj ka shërbyer në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga 1 marsi 1999 deri në përfundim të luftës. Në dokument thuhet se Goxhaj ka mbajtur detyrën e komandantit të një batalioni gjatë periudhës së konfliktit.








