Ballina Aktualitet Tensione në Aeroportin e Vlorës, kamionë bllokojnë hyrjen e kantierit

Tensione në Aeroportin e Vlorës, kamionë bllokojnë hyrjen e kantierit

83
0

Tensionet në Aeroportin e Vlorës kanë vijuar edhe këtë të martë, teksa në hyrjen kryesore të kantierit janë vendosur disa kamionë me logon e kompanisë “2A Group”, duke bllokuar hyrjen e punonjësve dhe mjeteve të kompanisë “Mabco”.

Sipas burimeve nga vendngjarja, një prej kamionëve rezultonte pa targa, ndërsa të gjitha mjetet mbanin logon e kompanisë në pronësi të Valon Ademit. Situata ka shkaktuar sërish përplasje verbale dhe tension mes palëve, duke detyruar angazhimin e forcave të policisë në zonë për të monitoruar zhvillimet dhe për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Përplasja mes kompanive “Mabco” dhe “2A Group” lidhur me kontrollin dhe administrimin e aeroportit ka vijuar prej javësh, duke sjellë incidente të përsëritura dhe duke ndikuar në ritmin e punimeve në një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në vend.