Ballina Aktualitet Unioni i sindikatave protestë para Ministrisë së Financave, kërkojnë paga më të...

Unioni i sindikatave protestë para Ministrisë së Financave, kërkojnë paga më të mira dhe investime në shërbimet publike

41
0

Unioni i Sindikatave ka dalë këtë të martë në protestë para Ministrisë së Financave, në kuadër të protestave që prej 24 ditësh po mbahen para Kryeministrisë.

Në fjalën e tyre protestuesit e kanë vendosur theksin te pesë kërkes përfshirë këtu paga më të mira, kushte dinjitoze pune dhe ndalimin e fenomenit të emigracionit.

5 kërkesat kryesore të sindikatave:
1. Më shumë investime në shërbimet publike
2. Paga të drejta dhe kushte dinjitoze pune
3. Mbrojtjen e vendeve të punës dhe të drejtave sindikale
4. Ndalimin e largimit të profesionistëve nga vendi
5. Tranzicion dixhital të drejtë që respekton të drejtat e punonjësve